F1 në Japoni, Verstappen s’është i sigurtë për sukses

F1 në Japoni, Verstappen s’është i sigurtë për sukses

Japonia do të jetë ndalesa e radhës e Botërorit të Fornula 1. Pilotët e Red Bull Max Verstappen e Daniel Ricciardo tashmë kanë mbërritur në vendin aziatik për të marrë pjesë në një eveniment të organizuar pikërisht nga Red Bull.

Holandezi 20-vjeçar, që nuk e la t'i shpëtojë rasti për të falenderuar skuadrën e tij për punën e bërë për fitimin e garës së Malajzisë, shtoi se suksesi në Japoni nuk është i garantuar.

“Bëmë një punë të mirë në Malajzi, por kjo nuk garanton se do të përsërisim suksesin edhe këtu në Japoni. Vitin e kaluar këtu ne u paraqitëm mjaft mirë. Mendoj se mund të jemi kompetitivë, por nuk jam i sighurt nëse do të jemi në gjendje që të luftojmë për fitoren e garës”, deklaroi Verstappen.

Fitorja e Verstappen në Malajzi nuk e pengoi aspak Hamilton që të rrisë diferencën e pikëve me Sebastian Vettel në renditjen e përgjithshme duke e çuar atë në 34 pikë, kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i Botërorit.