F1, Ferrari dominon dhe provat e treta në Malajzi

F1, Ferrari dominon dhe provat e treta në Malajzi

Ferrari ka dominuar edhe sesionin final të provave të lira në Sepang të Malajzisë në Formula 1, me Kimi Raikkonen që bëri më mirë se Sebastian Vettel.

Finlandezi vendosi kohën më të shpejtë, duke e zbritur kronometrin në 1.31.880. Vetëm 1 të dhjetat më ngadalë ishte Vettel.

Pas Ferrarit, edhe në sesionin e tretë qëndron Red Bull. Australiani Daniel Ricciardo vendosi kohën e tretë. Mercedes zunë vendet 4-5, duke e zvogëluar diferencën e kohëve deri në gjysmë sekonde.

Koha e gjashtë për Max Verstappen.