Hamilton: Vettel, kundërshtari më i fortë dhe...me dobësi

Hamilton: Vettel, kundërshtari më i fortë dhe...me dobësi

I ftuar në emisionin e Jonathan Ross, njërit prej figurave më të dashura të televizionit anglez, piloti britanik i Mercedesit ka folur për Formulën 1, për të ardhmen e tij pas garave, por edhe për jetën private.

Ish-kampioni i botës ka rezervuar disa batuta kundrejt rivalit të tij më “të frikshëm”, pilotin e Ferrarit Sebastian Vettel.

“Tek e fundit është fundamentale të kesh respekt për personat ndaj të cilëve garon, ndaj dhe respekti nuk mungon as për Vettelin”, thotë ndër të tjera Hamilton.

“Sebastian është padyshim një pilot i pabesueshëm, sinqerisht e konsideroj si një ndër pilotët më të mirë me të cilët kam garuar unë, por edhe që kanë qenë në qarkullim në F1. Megjithatë, ishte diçka fantastike të shihja tek ai disa dobësi gjatë këtij sezoni. Madje i jam mirënjohës për atë që bëri në garën e fundit, në Singapor”, është shprehur britaniku i Mercedesit me doza tipike të humorit anglez.

Deklarata e Hamilton është bërë vetëm pak ditë përpara garës së radhës, atë të Malajzisë, që siç është njoftuar edhe më herët do të jetë hera e fundit që garohet në Sepang.