Rosberg sërish baba

Rosberg sërish baba

Ndërsa pret të nisë punën në stafin manaxherial të Robert Kubicës, Nico Rosberg po përjeton ditët më të gëzuara të tij.

Kampioni i botës në fuqi i Formula 1, i tërhequr tashmë nga garat, u bë baba për të dytën herë. Bashkëshortja e tij Vivian solli në jetë në një spital të Montecarlos, vogëlushen Naila, vajza e dytë e familjes Rosberg pas lindjes së Alaias.

Vetë Rosberg e komunikoi lindjen e vajzës së tij madje edhe prezantoi Nailan nëpërmjet një komunikimi që ai bëri në kanalin e tij të Youtube.

“Nuk kam qenë në linjë për një kohë të gjatë dhe ja ku është arsyeja. Çdo gjë shkoi në mënyrë perfekte. Ishte diçka e mrekullueshme.Këtë radhë ky event është i veçante, sepse ne tani e dimë sesa speciale është që të kesh dhe kujdesesh për një vajzë”, tha Nico Rosberg në mesazhin e tij.