GP Singapore, edhe 4 vjet në Formula 1

GP Singapore, edhe 4 vjet në Formula 1

Formula 1 ka deklaruar se Çmimi i Madh i Singaporit do të jetë në kalendar edhe për 4 vitet e ardhshme.

Gara e kësaj fundjave ishte e fundit e kontratës së mëparshme, ndërkohë që ajo do të vijojë edhe në 2018 dhe do të jetë pjesë e botërorit deri në vitin 2021.

Konfirmimi erdhi nga vetë shefi i F1, Chase Carey, që e ka cilësuar këtë pistë si një simbol të F1. Singapori u bë pjesë e kalendarit të F1 në vitin 2008, si e para pistë me ndriçim artificial, e para në këtë kategori garash.

Për garën e këtij sezoni, Çmimi i Madh i Singaporit ka një rritje me 19% të shitjeve të biletave, krahasuar me një vit më parë. Cirkuiti i Singaporit është dizanjuar nga Herman Tilke dhe ka kushtuar 33 milionë dollarë.