F1, optimizëm në shtëpinë e Mercedesit pas provave të lira

F1, optimizëm në shtëpinë e Mercedesit pas provave të lira

Në shtëpinë e Mercedesit ka vetëm buzëqeshje, pas dy sesioneve të provave lira të zhvilluara në Monza të Italisë.

“Makina duket shumë mirë e balancuar këtu - është shprehur Hamilton. Kemi vetëm pak punë për të bërë për të arritur një performancë më të mirë”.

I lumtur duket edhe Bottas, i cili vjen nga një tjetër fundjavë e thjeshtë në Belgjikë. “Mendoj se ishte nëj ditë pozitive. Të paktën unë kam pasur ndjenja më të mira sesa ato që pata të premten e kaluar në Spa Francorchamps”, u shpreh finlandezi i Mercedesit.

Britaniku, që ndjek në renditjen e botërorit për pilotë gjermanin Vettel, duket i qetë. “Kemi bërë detyrën tonë, kështu që parashikoj një garë thuajse të ngjashme me atë të së dielës së kaluar”, tha Hamilton.

Në përgjithësi, për Lewis kjo ishte një ditë pozitive, për shkak se edhe makina iu përgjigj kërkesave të tij. “Megjithatë, dy ditët në vijim do të jenë ato që vlejnë vërtet”, deklaroi Hamilton.