F1, Schumacher “rikthehet” në “Spa Francorchamps”

F1, Schumacher “rikthehet” në “Spa Francorchamps”

Në fundjavë rikthehet spektakli i Formulës 1, pas pushimeve verore, por vigjilja e Çmimit të Madh të Belgjikës, në “Spa Francorchamps” nuk do të jetë si e gjithë garave të tjera të sezonit.

Djali adoleshent i Michael Schumacher, Mick, do të bëjë disa xhiro me makinën Benetton të vitit 1994 (B194), për të festuar 25-vjetorin e fitores së parë në Formulën 1 të babait të tij.

Sabine Kehm, menaxherja e babait dhe e vet Mick Schumacher, e cila ka shërbyer edhe si zëdhënëse e familjes, ka thënë për “Reuters” se 18-vjeçari do të zbresë në pistë të dielën, pak përpara nisjes së Çmimit të Madh të Belgjikës.

Michael Schumacher, 7 herë kampioni i botës që ndodhet në koma prej vitit 2013 pas një aksidenti me ski në alpet e Francës, e sigloi fitoren e parë nga 91 garat e fituara në Formulën 1 më 30 gusht të vitit 1992, pikërisht në pistën belge, njëra nga të preferuarat e tij.

I biri Mick Schumacher po ndjek gjurmët e të atit, ndërsa po fiton eksperiencë në seritë e të vegjëlve, aktualisht në Formulën 3 europiane.