Rosberg, në muzeun e Mercedesit. Shtohet njëvendëshja e tij

Rosberg, në muzeun e Mercedesit. Shtohet njëvendëshja e tij

Ish-kampioni i botës në Formulën 1, Nico Rosberg ishte i pranishëm në një shfaqje promocionale në Shtutgart, për ceremoninë që vendosi mes dhjetëra trofeve dhe simboleve unike, edhe makinën Mercedes Benz me të cilën ai fitoi titullin.

Piloti më i mirë i vitit 2016 ishte në shtëpinë simbol të kompanisë gjermane, për të përshkruar atë që ai e cilësoi një eksperiencë të papërsëritshme.

“Është një ditë speciale për mua, pasi rikthehem për herë të parë që nga mosha 14 vjeç. Asokohe isha në programin e fëmijëve të pilotimit ‘Go Kart’ dhe shikoja koleksionin e ‘Shigjetave të argjendta’, por tani kam edhe unë kontributin tim, madje krah një piloti si Mika Hakkinen”, tha Nico Rosberg.

Ish-piloti gjerman u takua me dhjetëra tifozë në Muzeun e Mercedesit për foto dhe autografë, ndërsa nuk munguan dhe personalitete të tjera të sportit të Formulës 1.