F1, Ferrari dominon testet në Hungari. Shkëlqen talenti Leclerc

F1, Ferrari dominon testet në Hungari. Shkëlqen talenti Leclerc

Ferrari fitoi garën e Hungarisë për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesë e parë të sezonit.

Megjithatë, skuadrat nuk u larguan nga ky vend, ku qëndruan për të kryer testet sezonale në pistën e Hungaroringut, në ditën e parë të të cilave rezultoi se “kokëkuqja” italiane u tregua më e shpejta.

Ai që zbriti në pistë për skuadrën e Ferrarit ishte i riu Charles Leclerc, i cili shënoi kohën 1 minutë 17 sekonda e 746 të mijëtat, duke lënë pas pilotin e dytë të McLarenit, Stoffel Vandoorne.

Për Mercedesin, ai që kreu testet në pistën hungareze ishte Valtteri Bottas, i renditur në vendin e tretë, me një kohë pothuajse një sekondë më shumë sesa Leclerc.