F1, Ricciardo e nis vrullshëm në Hungari

F1, Ricciardo e nis vrullshëm në Hungari

Fundjava e Çmimit të Madh të Hungarisë ka nisur me sprintin e australianit Daniel Ricciardo, që vendosi kohën më të shpejtë në sesionin e parë të provave të lira.

Piloti i Red Bull zhvilloi plot 31 xhiro në këtë sesion dhe koha më e mirë e tij ishte 1.18.486, duke lënë pas me 3 të dhjetat më shumë pilotin e Ferrarit Kimi Raikkonen. 31 xhiro zhvilloi edhe Hamilton, që realizoi kohën e tretë më të mirë, ndërkohë që u paraqit dobët në këtë sesion Sebastian Vettel, që realizoi kohën e 6 më të mirë.

Në fundin e sesionit gara u ndërpre për shkak të një aksidenti të britanikut Palmer, pasi makina e tij lëshoi shumë papastërti në pistë, pas një dalje të vrullshme.