Teste me Renault në Hungari, kthehet Kubica në F1!

Teste me Renault në Hungari, kthehet Kubica në F1!

Tashmë është zyrtare, Robert Kubica do të kthehet të drejtojë një makinë të Formula 1. Piloti polak do të testojë makinën Renault pas Çmimit të Madh të Hungarisë që do të zhvillohet këtë fundjavë në testet që do të mbahen në këtë pistë.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Kubica do të drejtojë makinën Renault të Formula 1. Më parë, këtë polaku e ka bërë në Valencia kur testoi këtë makinë që ishte ajo e vitit 2012.

“Dy ditët e para të testeve do të na lejojnë ne dhe Kubica-s që të marrim akoma më shumë informacione”, thekson Cyril Abiteboul në një komunikatë të skuderisë franceze. “Sesioni i ardhshëm i provave ne RS17 në Hungaroring, do të na japë mundësinë për të mësuar të dhëna të detajuara dhe të sakta rreth makinës aktuale dhe kushteve të saj”.

Ndërkaq, Rober Kubica, që përpara 6 vitesh pësoi një aksident në Rally të Andorrës, i konsideron  këto teste si një mundësi për të parë nëse është në gjendje që të rikthehet në garat e Formula 1. “Tani e di që mund të jem piloti i dikurshëm”, mësohet të ketë thënë shpesh Kubica kohët e fundit. “Isha në gjendje që të riaftësohem plotësisht dhe e di që ky është pasioni i madh i jetës sime”.