Formula 1, spektakël në rrugët e Londrës

Formula 1, spektakël në rrugët e Londrës

Në fundjavë do të zhvillohet gara e radhës së Formula 1, Çmimi i Madh i Britanisë, në pistën e Silverstone.

Pilotët e këtij kampionati zbritën në rrugët e Londrës për të zhvilluar një garë të veçantë dhe e gjithë kjo në një moment kur e ardhmja e Silverstone është vënë në dyshim pas zgjidhjes së kontratës së administratorëve të saj me drejtuesit e Formula 1.

Shefi i “Liberty Media”, Chase Carey, në një intervistë për Reuters tha se kompania amerikane është shumë e interesuar në zhvillimin e më shumë garave në pista të krijuara nga rrugët e qyteteve, një ide që duket se ka gjetur mbështetjen edhe të 4 herë kampionit të botës Sebastian Vettel, Jenson Button apo edhe Felippe Massa.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan theksoi se do të jetë i lumtur nëse drejtuesit e Formula 1 i drejtohen me një propozim konkret për organizimin e një gare në rrugët e kryeqytetit anglez.


Ndërsa në media flitet për mundësinë e një gare të tipit Montecarlo, pilotët dhuruan spektakël me makinat e tyre n rrugët e Londrës për kënaqësinë e të gjithë tifozëve që ishin të pranishëm për t'i parë ata nga afër, ndërkohë që nuk munguan performancat muzikore ngha Little Mix dhe Kaiser Chiefs.