Premiera e dokumentarit “Williams”

Premiera e dokumentarit “Williams”

Në Londër u shfaq premiera e filmit dokumentar “Williams”, dedikuar pikërisht skuderisë britanike të Formulës 1. Të pranishëm në momentin e shfaqjes së këtij filmi ishin shefja e kësaj skuderie, Claire Williams, regjisori Morgan Mattheës, pilotët aktualë të Williams, Felipe Massa e Lance Stroll, si dhe finlandezi Valtteri Bottas, i cili këtë sezon kaloi te Mercedesi.

Ky dokumentar hedh dritë mbi historinë e kësaj skuderie të Formulës 1, duke u fokusuar kryesisht te Sir Frank Williams, biznesmen britanik dhe njëkohësisht ish-pilot i Formulës 1. Frank Williams ishte ai që krijoi këtë skuadër, me të cilën ka mundur të fitojë 9 tituj kampionë për konstruktorë në 40 vitet e fundit.

Në dokumentar u shfaqën edhe momentet e vështira, siç ishte aksidenti i pësuar nga Sir Frank Williams në përplasjen me Ayrton Sennën, në vitin 1986, një incident që e la britanikun të paralizuar. Dokumentari “Williams” i regjisorit Morgan Mattheës do të shfaqet në sallat e kinemasë britanike, duke nisur nga data 4 gusht.