F1, Bottas fiton në Austri; Vettel dhe Ricciardo në podium

F1, Bottas fiton në Austri; Vettel dhe Ricciardo në podium

Valtteri Bottas ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë, një garë që e dominoi nga fillimi në fund, edhe pse në dy xhirot e fundit Sebastian Vettel e rriti shumë presionin ndaj pilotit finlandez të Mercedesit.

Në vend të tretë e përfundoi garën Daniel Ricciardo me Red Bull. Edhe australiani arriti të mbrohej nga sulmi i Lewis Hamilton në xhirot e fundit, duke u ngjitur në podium edhe një herë tjetër gjatë këtij sezoni.

Me vendin e dytë në Austri, Sebastian Vettel (Ferrari) rrit diferencën me Lewis Hamilton (Mercedes) në renditjen e përgjithshme të pilotëve. Gjermani tashmë ka 20 pikë avantazh ndaj britanikut.