F1, Hamilton dhe Vettel bëjnë paqe

F1, Hamilton dhe Vettel bëjnë paqe

Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton janë vënë përballë njëri-tjetrit në konferencën për shtyp në prag të provave zyrtare të garës së Austrisë.

Sa i përket incidentit që ndodhi në Azerbajxhan, Vettel ka kërkuar edhe një herë falje dhe ka theksuar që i vjen keq për gjithçka ndodhi, por "në momentin e parë gjithçka m’u duk e qëllimshme", theksoi Vettel.

Nuk kanë dashur ta vazhdojnë shumë diskutimin e asaj ngjarjeje të dy pilotët dhe këtë e konfirmoi edhe reagimi i Hamilton, i cili, veç të tjerave, theksoi edhe një herë respektin maksimal për Vettel si pilot.

Sa i përket provave të lira që janë zhvilluar ditën e premte, ato mbeten një duel sërish mes Mercedes dhe Ferrari dhe veçanërisht mes dyshes Hamilton-Vettel.