Ron Dennis lë McLaren, shet kuotën e tij të aksioneve

Ron Dennis lë McLaren, shet kuotën e tij të aksioneve

Mbyllet përfundimisht epoka Ron Dennis te McLaren. Presidenti historik i skuadrës nga Waking që këtë muaj festoi 70-vjetorin e tij të lindjes shiti kuotën e tij të aksioneve për t'i dhënë fund karrierës së tij 37 vjeçare të McLaren.

Ron Dennis e mori vendimin për largimin nga skuderia britanike për shkak të problemeve të krijuara në raportet mes tij dhe aksionerëve kryesorë të McLaren me këta të fundit që kishin filluar pak nga pak t'ia hiqnin kompetencat e drejtimit të saj. Vlera e shitjes së aksioneve të McLaren të Ron Dennis kapi shifrën e 275 milionë paund, ndërkohë që e gjithë skuadra vlerësohet me 2.4 miliard paund.

Ndërkaq, McLaren ka bërë të ditur edhe bashkimin e dy aktiviteteve kryesore të grupit, Automotiv që është e përqendruar të prodhimi i makinave sportive dhe Technology Group që është e përqendruar te formula 1 me McLaren Group.

Në vitet e fundit, makinat sportive i kanë sjellë përfitime të majme McLarenit, ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rezultatet sportive, pasi skuderia britanike nuk fiton një garë të Formula 1 që nga viti 2012 dhe po e paguan shtrenjtë zgjedhjen e Hondës si kompani furnizuese të motorëve.