Formula 1, Hamilton triumfon në Kanada

Formula 1, Hamilton triumfon në Kanada

Lewis Hamilton ka arritur të triumfojë në garën e Montreal-it, në Kanada, ndërsa piloti tjetër i Mercedes, Bottas, përfundoi garën i dyti.

Piloti britanik u nis i pari dhe arriti të menaxhojë mjaft mirë garën, i ndihmuar edhe nga fakti që pas vetes kishte tërë kohës, shokun e skuadrës, Bottas.

Sebastian Vettel, ndonëse u nis i dyti, pësoi një incident që në kthesën e parë, ku edhe u parakalua.

Dëmtimi i makinës bëri që piloti gjerman i Ferrarit të futej në bokse që në xhirot e para, për të riparuar pjesën e përparme të makinës.

Gjithsesi, Vettel shton agresivitetin dhe arrin të rikuperojë shumë pozicione në renditje, duke e mbyllur garën në vendin e katërt.

Kjo ishte hera e parë që Vettel përfundon jashtë podiumit, por gjithsesi ka arritur të ruajë kryesimin e renditjes për pilotë.