Hamilton si Ayrton Senna; niset i pari në Kanada

Hamilton si Ayrton Senna; niset i pari në Kanada

Çmimi i Madh i Kanadasë premton të jetë i paparashikueshëm, edhe pse ajo që dihet është se dueli për fitimin e etapës së radhës të Formulës 1 do të jetë sërish mes Ferrarit dhe Mercedesit, me përjashtim të ndonjë ngjarjeje të pazakontë.

Pavarësisht paraqitjeve tejet bindëse të Ferrarit në garat e para të këtij sezoni në Formula 1, në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Kanadasë është Hamilton me Mercedes që dhuron spektakël dhe fiton “pole position”.

Britaniku, kampioni në fuqi i botës në Formula 1, arriti të realizojë xhiron më të shpejtë në histori në pistën e Montrealit, me kohën 1:11.459.

Me këtë “pole position”, Hamilton barazon legjendën braziliane të Formula 1, Ayrton Senna dhe ai me 65 “pole position”.

Por britaniku nuk duhet të flejë i qetë sonte pasi Vettel do të niset i dyti. Valtteri Bottas u rendit i treti e pas tij do të niset Raikkonen.

Prova që me të vërtetët premtojnë për një garë spektakolare ditën e nesërme.