F1, Red Bull në vështirësi për 3 garat e ardhshme

F1, Red Bull në vështirësi për 3 garat e ardhshme

Tri garat e ardhshme të Botërorit të Formulës 1 do të jenë problematike për Red Bullin. Ky është shqetësimi i shfaqur nga drejtori i përgjithshëm i kësaj skuadre, Christian Horner, edhe pse makina është përmirësuar.

Tri ndalesat e radhës së Formulës 1 janë Kanadaja, Azerbajxhani dhe Austria, pista këto ku - sipas Horner - Red Bulli do ta ketë të vështirë të konkurrojë me Ferrarin e Mercedesin.

“Po punojmë më mirë me makinën dhe po bëjmë paraqitje të kënaqshme. Por jam i shqetësuar për garat e radhës në Montreal, Baku dhe Austri. Në këto ndalesa do të përballemi me sfidat më të mëdha të këtij sezoni, përvec Çmimit të Madh të Monzës. Nëse do të dalim mirë në këto gara, atëherë në pjesën e dytë të Botërorit do të jemi edhe më të fortë”, tha Horner.

Pas 6 garave të para të Botërorit të Formulës 1, Red Bull ndodhet në vendin e tretë për konstruktorë, me 97 pikë, pas Ferrarit dhe Mercedesit, ndërsa në klasifikimin e pilotëve, Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen janë të pozicionuar respektivisht në vendet 5 dhe 6.