F1, posteri çoroditës rishfaqet në Monako

F1, posteri çoroditës rishfaqet në Monako

Një poster gjigant i kompanisë Martini, imazhi i të cilit ishte Jessiqa Pace, u rishfaq në Monaco në prag të garës që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Ky poster në vitin 2009 u hoq nga organizatorët, pasi shkaktoi probleme gjatë një gare ku një pjesë e mirë e pilotëve u shpërqendruan, madje Lewis Hamilton u përplas në muret mbrojtëse në vendin ku ndodhej billboardi.

Në posterin e reklamimit, modelja Jessiqa Pace kishte pozuar si një pilote garash dhe impakti duket se ishte i madh në pistën e Principatës.

“Sa herë kalonim në atë kthesë ishte gjithnjë kjo vajzë e bukur që të ndiqte me sy. Secili prej pilotëve në atë moment e humbi disi përqendrimin. ishte argëtuese, për të qeshur e për më tepër ishte një imazh i pamundur që të mos e shihje”, tregon Felipe Massa.

Vetë Jessiqa Pace nuk e fshehu krenarinë e saj për efektin që ky poster pati te pilotët e Formula 1.

“Në 2009 pilotët u dukën të shpërqendruan duke parë posterin dhe kjo ishte shumë mikluese. Nuk e dija që do të kishte këtë efekt. Ishte për të qeshur dhe krejtësisht e papritur”, tha vetw Pace.

Gara e Monacos sheh si pretendentë për të fituar, Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel. Aktualisht ai që kryeson renditjen për pilotë është pikërisht piloti gjerman i Ferrarit me 104 pikë i ndjekur nga Hamilton me Mercedes me 98.