F1, zërat e merkatos e duan te Ferrari. Verstappen: Besnik Red Bullit

F1, zërat e merkatos e duan te Ferrari. Verstappen: Besnik Red Bullit

Red Bull nuk po paraqitet në këtë sezon të Formulës 1 në të njëjtin nivel me vitin 2016, pasi rolin e rivales së Mercedesit, tashmë e ka marrë Ferrari.

Kjo ka bërë që të shtohen zërat e merkatos rreth talentit të skuadrës austriake, Max Verstappen, emri i të cilit është lidhur javët e fundit pikërisht me atë të “kokëkuqes” italiane.

Por Verstappen, për momentin duket se nuk ka ndërmend ta braktisë Red Bullin dhe këtë, ai e pohon në një intervistë për CNN.

“Red Bull është një skuadër e mirë dhe unë kam raporte të mira me anëtarët e saj. Por unë dua gjithashtu edhe të fitoj. Në këtë moment them se kam një kontratë me këtë skuadër, e cila më dha mundësinë që të jem pjesë e Formulës 1. Kështu që preferoj të ruaj besnikërinë ndaj saj”, tha Verstappen.