F1, Vettel njësoj si Schumacher

F1, Vettel njësoj si Schumacher

Pas mbrëmjes së bukur në mes të shkretëtirës, titulli është kthyer në një objektiv real për Sebastian Vettel, i aftë të priste finishin i pari në pistën e Sakhir dhe po kaq i zoti për të përballuar presionin e pilotëve kampionë bote, të Mercedes pas krahëve.

Tre ndalesat e para sezonale e kanë autorizuar pa rregulla popullin ferrarist, që të lërë pas krahëve errësirën e vitit 2016 dhe të shpresojë se do të rikthehet në fronin e Formula 1.

Simboli i këtij entuziazmi është Sebastian Vettel, që ka kaluar shpejt nga nervozizmi i vitit të kaluar, te grinta për të realizuar një tjetër ëndërr, këtë herë me ngjyrat e kuqe. Fitoret e një gjermani me ngjyrat e Ferrarit, kanë gjithmonë një shije tjetër dhe tifozët e skuadrës italiane e dinë frekuencën që mund të ketë në fundin e botërorit në nëntor.

Ferraristi i fundit që fitoi dy nga 3 garat e para sezonale, ishte pikërisht Mikael Schumacker. Piloti, që tani dergjet në vilën e tij, i rrethuar nga aparate mjekësore që e mbajnë me vështirësi në jetë, dominoi në vitet 2000 që në start, dhe e vazhdoi në sezone të tjera.

Tashmë Vettel në ditën e pashkës kurorëzoi suksesin e tretë në pistën e Sakhir, pas atyre të 2012 dhe 2013, vite kur fenomeni nga Hofenhaim fitoi dhe titullin. Gara e Bahreinit ka edhe statistika të veçanta.

Në 12 edicionet e fundit të ndalesës në Sakhir, fituesi i garës në 9 raste është shpallur edhe kampion bote. Klasifikimi thotë tashmë që Fetel ndodhet 7 pikë mbi Hemilton, diferencë e brishtë kur llogaritet britaniku pas krahëve. Akti i radhës i Formula 1, në Rusi pas dy javësh.