“Mea culpa” i Hamiltonit: Faji im për incidentin në “pit lane”

“Mea culpa” i Hamiltonit: Faji im për incidentin në “pit lane”

Lewis Hamilton pranon fajin për incidentin e ndodhur në momentin e hyrjes në “pit lane”, që i kushtoi atij humbjen e 5 sekondave, gjë që ia lehtësoi më shumë punën Vettelit në fitoren e Çmimit të Madh të Bahreinit.

Piloti britanik e deklaroi këtë në përfundim të garës, kur i kërkoi ndjesë pjesës tjetër të skuadrës.

“Në radhë të parë uroj Vettelin për fitoren dhe falënderoj Bottasin, që u tregua një zotëri i vërtetë me mua. Gara ishte e vështirë dhe incidenti në ‘pit lane’ ishte i gjithi faji im. I kërkoj ndjesë skuadrës për këtë humbje kohe. U përpoqa që ta kompesoja atë kohë dhe të përmbysja situatën, por Ferrari bëri një punë të shkëlqyer, kështu që na mbetet për të punuar më shumë për t’u kthyer më të fortë”, tha Hamilton.

Ndalesa e katërt e Botërorit të Formulës 1 është Çmimi i Madh i Rusisë, që do të zhvillohet pas dy javësh.