F1, Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Kinës

F1, Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Kinës

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Kinës, duke shënuar edhe fitoren e parë të tij për këtë vit, duke lënë pas rivalin e tij Sebastian Vettel, me Ferrari, dhe Max Verstappenin, me Red Bull.

Në një garë me shumë të papritura, kampionët e botës rikthehen te fitorja, duke ulur disi euforinë e Ferrarit pas suksesit në garën e parë, por që gjithsesi distancat mes tyre janë ngushtuar dukshëm.

Hamilton nuk e diskutoi për asnjë moment vendin e parë, duke përfituar edhe nga ndërhyrja e makinës së sigurisë në fillimin e garës, pas aksidentit të Giovinazzit, apo përfshirjes së makinave Red Bull në duelin Mercedes-Ferrari.

Ndërkohë, shumë më e vështirë ka qenë gara për Vettel, i cili u desh të përballej me gabimet në strategjinë e skuadrës dhe me rivalitetin e makinave Red Bull, që nuk ia bënë aspak të lehtë pjesën e parë të këtij Çmimi të Madh.

Ndërsa për vendin e tretë, Max Verstappenit iu desh të përballonte presionin e shokut të tij të skuadrës, Ricciardo, për t’u ngjitur në shkallën më të ulët të podiumit, duke lënë pas australianin në vendin e katërt dhe Kimi Raikkonenin në të pestin.

Gara e radhës do të jetë ajo për Çmimin e Madh të Bahreinit, pas vetëm 7 ditësh.