Formula 1, Lewis Hamilton fiton pole position

Formula 1, Lewis Hamilton fiton pole position

Lewis Hamilton nuk ndalet as në Kinës, duke e ndalur kronometrin në një kohë rekord në provat kualifikuese. Britaniku siguroi pole position e dytë të sezonit dhe të 63 në karrierë duke lënë pas gjermanin e Ferrarit Sebastian Vettel

Një fundjavë shumë e luftuar në Formula 1 me Ferrarin që kërkon të zbresë nga froni Mercedes. Edhe pse në dy sesionet e para Ferrari, fillimisht me Vettel, e më pas me Raikkonen vendosi kohët më të mira. Në sesionin e tretë Hamilton vendosi dy xhiro rekord, duke e zbritur i pari në historinë e pistës së Kinës, kohën në 1 minutën e 32 sekonda.

Vettel do të mbajë vendin e dytë në nisje, pasi arriti vetëm për 1 të mijtën t'i merrte poziconin pilotit tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas. Për Kimi Raikkonen vetëm koha e pestë.

Çmimi i Madh i Kinës, ndalesa e dytë e kampionatit Botërir të Formula 1 do të zhvillohet të dielën duke nisur nga ora 8.00 dhe ju do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Top Channel.