F1, shi dhe mjegull në Kinë; pezullohen provat e lira

F1, shi dhe mjegull në Kinë; pezullohen provat e lira

Nuk nis mbarë Çmimi i Madh i Kinës. Provat e lira të garës së dytë të Botërorit të Formulës 1 janë kushtëzuar nga moti i keq.

Mjegulla dhe shiu nuk lejuan helikopterin mjekësor që të zbriste në pistën e Shangait dhe për këtë arsye nuk pati prova të lira të mirëfillta. Vetëm disa pilotë bënë xhiro në 20 minutat e para të sesionit të parë.

Max Verstappen regjistroi kohën më të mirë, duke lënë pas pilotët Massa dhe Stroll të Williamsit.

Nuk regjistruan kohë Lewis Hamilton dhe dy makinat Ferrari.